27 Prill 2024

Qeveria e Kosovës lanson platformë online për konsultime publike

Prishtinë, 22 shkurt - Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Qeverisë nr. 05/2016 mbi standardet minimale për procesin e konsultimit publik më 1 janar 2017, Qeveria e Kosovës do të lansojë platformën online për konsultime publike, si mjet kryesor për zbatimin e standardeve të aprovuara minimale në procesin e politikbërjes.

Platforma online është pikë e vetme e qasjes për të gjitha konsultimet publike të kryera nga organet publike mbi projektligjet, koncept dokumentet, dokumentet strategjike dhe aktet e tjera që i nënshtrohen konsultimeve publike, në përputhje me Rregulloren.

Platforma u zhvillua me mbështetjen e projektit dy vjeçar të financuar nga BE-ja “Mbështetja e zbatimit të strategjisë së qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile”, e cila synon të përmirësojë kapacitetin e Qeverisë së Kosovës në krijimin e bashkëpunimit efektiv me shoqërinë civile në përmbushjen e reformave ekonomike dhe sociale.

Kjo ngjarje do të ofrojë mundësi diskutimi mbi sfidat dhe mundësitë e zbatimit të standardeve minimale të procesit të konsultimit publik me aktorët kryesor të shoqërisë civile, organeve të qeverisë, komunitetit të donatorëve dhe medias.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)