23 Korrik 2018

Prezantohet platforma e re dixhitale “Prishtina Open Data”

Prishtinë, 27 shtator -  Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë shembull për të gjitha komunat e tjera, veçanërisht për transparencë radikale. Sot u prezantua platforma e re dixhitale “Prishtina Open Data”, përmes së cilës bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale. Shënimet brenda kësaj platforme kanë për qëllim llogaridhënien karshi qytetarëve, dhe janë në funksion të zhvillimit lokal.

Brenda platformës (https://opendata.prishtinaonline.com) , informacionet janë të klasifikuara në 14 kategori, duke përfshirë edhe punën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës: Qyteti; Kryetari; Administrata; Arsimi; Urbanizmi; Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale; Ekonomia; Bujqësia; Kultura; Sporti; Prona; Investimet Infrastrukturore; Prokurimi; Mjedisi.

Kthimi i besimit të qytetarëve në institucione publike përmes transparencës dhe qasjes së lehtë në shërbime komunale, është vizioni jonë për Prishtinën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2018  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë Komunën e Kamenicë ku do te takoeht me me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës viziton kompaninë Al Petrol  në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si Kryetar për mandatin e ri katër vjeçar.  (Zyret Qendrore te Al Petrol, ora 9:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe, ORKIDE dhe X40 mbajn konferencën për media rreth performancës publike “Drunj të pastër”. (Sheshi “Shatërvan”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian- e ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje znj. Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në  fshatin Kitkë te Komunës se Kamenicë. (Fshati Kitkë, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë “Pse ikin investitorët e huaj nga Kosova“. (Zyret e AKB–së, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës ku do te takohet me menaxhmentin dhe minatorët. (Miniera e Artanës, ora 14:00)