21 Tetor 2019

Nis punën parku i teknologjisë 5G në Kinë

Pekin, 21 janar - Në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës Lindore, është përuruar një "park inovativ" i përqendruar në teknologjinë e brezit të pestë (5G).

Parku, i vendosur në Qytetin Tekniko-Shkencor të së Ardhmes të Hangzhou-t, është parku i parë në Kinë i mbuluar plotësisht nga rrjeti 5G dhe ofron kushte për studimin e teknologjisë 5G. Pritet që parku të bëhet një qendër e njohur për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë 5G deri në vitin 2025.

Në park do të zhvillohen eksperimente në sektorë të tillë si inteligjenca artificiale, realiteti virtual/realiteti i përforcuar, dronat, komunitetet e logjistika inteligjente.

Me shpejtësinë e transmetimit mjaft më të madhe se teknologjia 4G, teknologjia 5G pritet të nisë një valë të re të rritjes ekonomike digjitale, duke fuqizuar industritë në zhvillim, si automjetet inteligjente të lidhura me rrjetin, realiteti virtual dhe kujdesi shëndetësor i lëvizshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)