26 Prill 2018

MAPL lanson aplikacionin për Identifikimin e deponive Ilegale

Prishtinë, 4 prill - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes “Deutsche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH”, organizon ceremoninë e lansimit të aplikacionit për Kërkesa të Qytetarëve dhe Identifikimin e Deponive Ilegale “ndreqe.com”.
 
Ne këte ceremoni lansuese do të prezantohet verzioni i përditësuar i platformës ”ndrege.com“, si nje platforms elektornike e avancuar ku përfshihet edhe aplikacioni mobil, duke i mundesuar qytetarëve të adresojnë kërkesat e tyre me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale; ndërsa komunave, të identifikojnë  ne hartë interaktive që portretizohet  përmes raportimeve ID qytetardve për deponit ilegale, dëmtimet e rrugëve lokale, ndriqimin publik etj.

Platforma ka për qëllim rritjen e Ilogaridhënies së komunave përballë qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve komunale.

Gjithashtu, platforma do të përdoret si nje nga rezultatet pdr indikatoret e matjes së performancës komunale, të integruar përmes sistemit te intranetit dhe faqeve elektronike zyrtare komunave, duke i mundësuar komunave përfitimin nga skemat e granteve stimuluese, që ka disajnuar MAPL dhe DEMOS.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të MAPL-së dhe MMPH-së; Kryetarët e Komunave; perfaqësues nga GIZ që kanë përkrahur identifikimin e deponive ilegale dhe përfaqesues nga SDC; ndërsa, prezantimi i platformës do të bëhet nga përfaqësues të organizatës “Democracy Plus”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)