07 Qershor 2020

Lansohet Zgjidhja Digjitale “EduPerformanca”

Prishtinë, 28 mars - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Girls Coding Kosova në kuadër të projektit Tech4Policy që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë lansuan platformën EduPerformanca për tri (3) komuna në Kosovë.

Kjo zgjidhje digjitale është zhvilluar nga 9 përfitueset e projektit Tech4Policy me qëllim që të vlerësoj përformancën mësimore në lëndët që zhvillohen në shkollat e mesme në 3 komuna - Viti, Kamenicë dhe Klinë. Përmes kësaj platfome e cila është do të jetë pilot nxënësit do të kenë një mjet përmes të cilit ata munden të shprehin lirshëm mendimet e tyre për lëndë të caktuara dhe performancën e tyre në komunat respektive. Për më shumë, do të krijohen shumë të dhëna përmes të cilave publiku i gjerë mund të mësoj më shumë për zhvillimet brenda nëpër këto shkolla.

Pjesë e eventit të lansimit të kësaj platforme ishin edhe Kryetarët e Komunës së Kamenicës dhe Vitisë. Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastrati theksoi se kjo iniciativë është mjaft e mirë se ju mundëson atyre si komunë që të marrin vlerësime nga vetë nxënësit mbi performacën e edukimit, se sa janë të saktë profesorët, si e bëjnë vlerësimin, sjellja e profesorëve ndaj nxënësve dhe sa përdorin metoda bashkohore gjatë mësimdhënies. Poashtu, Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti theksoi se ai ka angazhuar Drejtorinë e Arsimit, dhe Drejtorët e shkollave që të adresojnë të dhënat dhe raportimet të cilat ngrihen nga nxënësit dhe po punojnë së bashku me qendrat rinore dhe këshillat e nxënësve që të ë mbushin me të dhëna platformën dhe të marrin sa më shumë rezultate.

Gjatë këtij projekti janë angazhuar 250 vajza të reja nga e gjitha komunat e Kosovës dhe kanë zhvilluar zgjidhje digjitale që kontribuojnë në aktivizimin dhe angazhimin e komunitetit. Këto vajza të reja janë të trajnuara në fushën e TIK ku për këtë arsye, që të kontribuojmë në punësimin e tyre ODK kishte ftuar mbi 25 kompani private vendore që operojnë në fushën e TIK-ut, ku vajzat patën mundësinë të takohen me përfaqësues të këtyre kompanive dhe të bisedojnë për mundësi bashkëpunimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)