03 Mars 2021

Krijohet, Mouse i padukshëm

SHBA, 12 korrik - Studenti i Massachusetts Institute of Technology (MIT), Prnav Mistri, për 20 dollar krijoi një mouse të padukshëm!

Ky zbulim i quajtur Mouseless është pjesë e mundit nga disertacionit Ph.D. i Mistrit dhe ai ka arritur qe kursorin në ekran ta kontrolloj me dorë, por pa hardware (objekt).

Mouseless përbëhet nga rreze lazer infra të kuqe dhe kamerë poashtu me rreze infra të kuqe, të instaluar në kompjuterin tuaj.

Ajo që është e veçantë në këtë shpikje është se kjo teknologji hap një gamë të gjerë mundësish për një bashkëveprim të mundshme në mes të shfrytëzuesit dhe kompjuterit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)