15 Tetor 2019

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë projektet e digjitalizimit

Prishtinë, 7 mars - Ministri Besim Beqaj, zhvilloi sot takim me Ministrin e Shoqerisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë, Damian Manchevski dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të  Agjencisë së Përgjithshme të Shoqerisë së Informacionit të Shqipërisë, znj. Mirlinda Karcanaj.

Ministri Beqaj deklaroi se ky takim i nivelit rajonal i ka bërë bashkë për një projekt konkret, projekt ky shumë i rëndësishëm të cilin shumë shpejt do ta dorëzojnë në Bashkim Evropian.   

“Ne shumë shpejt do të takohemi me Komisioneren znj. Gabriel, së cilës do t’ia prezantojmë projektin tonë të përbashkët. Ky projekt kap vleren prej 20 milion euro dhe do t’i ndihmoj jashtëzakonisht vendet tona të zhvillohen tutje”, theksoi Beqa.   

Ndërkaq, në deklarimin e saj Drejtoresha Karcanaj, tha se është shumë e lumtur për këtë projekt të përbashkët. “Uroj që projekte të tilla me rëndësi për vendet e ballknit të vazhdojnë. Shpresoj që kësaj iniciative t’i bashkohen edhe shtetet tjera”.

Kurse, Ministri maqedonas Manchevski, duke shprehur kënaqësinë e madhe për këtë projekt dhe bashkëpunimin mes tri shteteve, tha se vetëm të bashkuar mund t’i zhvillojmë vendet tona dhe të ardhmen e tyre.

Ai poashtu përmendi marrëveshjen për roaming mes shteteve si diçka shumë të rëndësishme për ekonomitë tona. “Përfundimisht do ta bëjmë Qendrën Rajonale për Siguri Kibernetike, një hap shumë i rëndësishëm për të gjithë”, përfundoi Manchevski.  

Disa nga çeshtjet shumë të rëndësishme pjesë e këtij projekti janë: Marreveshja Rajonale për Kostot e Roamingut, Cloud për Hulumtim dhe Zhvillim, fuqizimi i grave, Smart City, Open Data, Internet of Things, Qendra Rajonale për Siguri Kibernetike, etj.

Ndryshe, iniciativa e tri shteteve, është projekt i cili do të prezantohet këtë muaj para Komisioneres Evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, znj. Mariya Gabriel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)