21 Tetor 2020

Inovacioni në kohë pandemie, dëshmi e shpirtit kreativ të rinisë kosovare

Prishtinë, 21 maj - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot ka vizituar Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Ajo ka përgëzuar ICK-në për mbështetjen e të rinjve në zhvillimin e projekteve dhe shërbimeve inovative, teksa ka parë nga afër disa prej projekteve të realizuara të cilat kanë për qëllim të adresojnë disa prej sfidave të paraqitura gjatë pandemisë.

“ICK është dëshmi e vizionit inovativ që ka rinia jonë. Është mirë që më këto projekte po shihet shpirti human dhe jo vetëm ai i ndëmarrësisë së të rinjve tanë”, ka thënë kryetarja Osmani, teksa ka parë nga afër modelin dhe mënyrën e funksionimit të respiratorit të ideuar nga “Formon” dhe të prodhuar në njërin nga laboratorët e ICK-së.

Gjithashtu, ndërmarrësit e rinj në ICK kanë prezantuar para kryetares Osmani disa projekte, ndër të cilat edhe platformën “Dhuro”, e cila i grumbullon kërkesat për ndihmë dhe donacionet në një vend gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Kryetarja Osmani ka thënë se një projekt i tillë është i mirëseardhur dhe se i njëjti është mirë të jetë në funksion edhe pas përfundimit të periudhës së pandemisë. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2020

 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Skenderajt ku do te takohet me Kryetarin Bekim Jashari. (Ndërtesa e komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Fahredin Hoti”, e cila gjendet në lagjen “11 Marsi”. (Në afërsi të çerdhes publike në lagjen “11 Marsi” në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahen tri interpelanca të kryeministrit Avdulla Hot. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ndan certifikatave për ndërmarrësi në Skenderaj. (Skenderaj, ora 10:30)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Këshilli Turk në Kosovë do të bëj përurimin e projektit të Klasës së Fizioterapisë në shkollën së mesme të mjeksisë "Hysni Zajmi". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi viziton Komunen e Prishtines. (Objekti i Komunës, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin Ramiz Lladrovci. (Ndërtesa e Komunës së Drenasit, ora 13:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhes mbahet konferencë për media. (Sëiss Diamond Prishtina, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Fushës së Mbyllur të Tenisit, në oborrin e Qendrës Sportive "Sezai Surroi". (Oborri i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon mbledhjen e ditës së djeshme. (Ndërtesa e KQZ-së, në sallën që gjendet në katin e 4-t, ora 14:00)