26 Prill 2024

Huawei prezanton smartfonët P10 dhe P10 Plus

Barcelonë, 27 shkurt - Kompania kineze e telekomunikacionit Huawei prezantoi të dielën në Barcelonë smartfonët e rinj P10 e P10 Plus në Kongresin Botëror të Celularëve.

Në eventin më të madh të këtij lloji, Huawei e vuri theksin tek cilësia e kamerave tek të dy modelet, kamera dyfishe prodhuar në bashkëpunim me "Leica".

Dy modelet do të hidhen në mars në disa tregje, përfshi atë europian, meksikan dhe australian.

Huawei publikoi gjithashtu "Huawei Watch 2" si dhe "Huawei Smartwatch" i modeluar nga Porsche, një orë sportive 4G. Produketet e reja mund të realizojnë monitorimin 24 orësh të të rrahurave të zemrës përmes aplikacionit "Google Assistant".

Në këtë Kongres edhe kompani të tjera si ZTE, Lenovo Moto, Samsung, Nokia dhe LG prezantuan të dielën produktet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)