19 Mars 2024

Google regjistron çdo gjë që ju keni thënë për të që prej krijimit

New York, 14 nëntor - Motori më i madh i kërkimit, Google, mund të ketë një regjistër me bazë të dhënash për çdo gjë që ju keni thënë rreth tij që prej krijimit. Gjigandi i kërkimit arrin të regjistrojë me zë bisedat që njerëzit bëjnë për produktet e tij.

Prestigjozja angleze “The Indipendent” shkruan se Google e bën këtë gjë për të përmirësuar mjetet e njohjes së gjuhës, si dhe rezultatet që u jep njerëzve.

Kompania ka një faqe të veçantë audio, e cila do t’ju tregojë kudo ku Google ka një regjistrim zëri të të qenit në internet.

Regjistrimet mund të funksionojnë si një lloj ditari, duke ju kujtuar vendeve dhe situatave të ndryshme që ju dhe telefoni juaj keni qenë në të. Por është gjithashtu një kujtesë se sa informata mblidhen rreth jush dhe sa intim mund të jetë ky informacion.

Ju do të shihni më shumë nëse keni një telefon Android, i cili mund të aktivizohet në çdo kohë vetëm duke thënë “OK, Google”. Por, ju gjithashtu do keni regjistrime aty për çfarëdo lloj pajisjeje që e keni përdorur duke bashkëvepruar me Google.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)