02 Prill 2020

Google konkurron Apple edhe në muzikë

New York, 24 qershor - Së shpejti Google do nxjerrë një shërbim për shkarkimin e këngëve të lidhur me motorin e saj të kërkimit që në vitin 2011 do pasohet nga një shërbim muzikor me abonim.

Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal” që citon burime të brendshme të kompanisë nga Mountain View.

Projekti është ende i paqartë por mesa dihet, Google do të ofrojë muzikë edhe për tëlëfonat celularë nëpërmjet sistemit operativ Android. Ky është një hap drejt luftës në konkurrencë që po i bëhet kolosit Apple me iTunes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)