26 Prill 2024

Google Chrome tani ua ruan më shumë baterinë e laptopit

New York, 15 mars - Google Chrome përdoret së tepërmi si një alternativë me e lehtë ndaj alternativave më të ngadalta sic është Internet Explorer dhe Firefox.

Por ama Chrome dihet po ashtu se e ngadalëson shumë CPU.

Google, e ka adresuar dhe i ka dhënë zgjidhje këtij problemi duke ulur shpejtësinë e dritareve në background në mënyrë që ato të mos harxhojnë kohën e CPU, duke kursyer kështu bateri.

Sipas një analize në portalin Chromium, ndryshimi i cili erdhi bashkë me versionin e ri të Chrome që është versioni 57, i bën dritaret në background 25% më pak të zëna.

Kjo supozohet të ketë një impakt të konsiderueshëm në jetëgjatësinë e baterisë tuaj, edhe pse Google nuk e publikoi se sa do të zgjaste.

Ky ndryshim nuk do të ndikojë lidhjet audio dhe lidhjet në kohë reale sic janë WebSockets dhe WebRTC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)