27 Prill 2024

“Game Over, Corruption” shpërblehen fituesit

Prishtinë, 23 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me IPKO Foundation, organizojnë ngjarjen kryesore ku do të shpallen fituesit e “Game Over, Corruption.

Qëllimi i garës ka qenë që, përmes lojëve në mobil, të përçohet mesazhi anti-korrupsion dhe në të njëjtën kohë të angazhohen të rinjtë dhe ti vetëdijësohen mbi rreziqet e korrupsionit.

Gjithsej 17 ekipe kanë dorëzuar ide për lojë ku në rrethin e ngushtë kanë hy shtatë ekipe prej të cilave nesër mbrëma do të përzgjidhen dy fitues.

Secili nga këta keta dy do të shpërblehet me 4,000 EUR - që do të përdoren për të zhvilluar lojët fituese deri në fund.

“Interesimi dhe idetë e lojëve që i kemi pranuar tregojnë për një vetëdije të madhe rreth efekteve negative të korrupsionit. Projekti ynë do të vazhdojë me përdorimin e mënyrave prej më të ndryshmeve në luftën kundër korrupsionit” thot Vigan Hoxha, zyrtar i projektit anti-korrupsion të UNDP-së (SAEK) që është angazhuar në këtë aktivitet.

Përveç prezentimit të ideve, do të ketë edhe folës që do të ndajnë përvojën e tyre rreth zhvillimit të lojëve për mobil.

Folësit janë: Agnesa Belegu – zhvilluese e aplikacioneve dhe design intern në kompaninë e njohur “Electronic Arts (EA) në Amerikë); Fjona Cakalli – themeluese e “Game Princesses”, organizatë dedikuar lojërave; Sandro Bicci – menaxhues dhe vlerësues i lojërave; Agon Avdiahmetaj – bashkë-themelues i “Zombie Soup”, kompani për zhvillim të aplikacioneve.

Të gjithë, përpos Sandro Bicci, do të jenë edhe vlerësuesit e koncepteve që do të prezentohen. Kjo ngjarje do të moderohet nga Çelik Nimani, nga Frakton.com.

Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-se mbështetet nga Zyra Zvicerrane per Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)