18 Nëntor 2018

Fillon Java për internet të sigurtë

Prishtinë, 2 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), organizon konferencën njëditore me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.

Kjo konferencë realizohet me rastin e fillimit të Javës për internet të sigurtë me moton: “Krijo, lidhu dhe trego respekt: një internet më i mirë fillon me ty”, që do të shënohet nga data 2-9 shkurt 2018, në kuadër të Ditës Botërore për internet të sigurtë.

Përveç ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe kryeministri Haradnaj dhe ministra të Kabinetit Qeveritar, përfaqësues të Ambasadës së ShBA-ve, të Britanisë së Madhe dhe të Shqipërisë, kryesuesi i misionit të OSBE-së dhe përfaqësues të organizatave e institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2018

- Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor bëhët ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. Teatri Kombëtar, ora 18:00)