20 Tetor 2019

Fillon edhe në Kosovë “Start-upEuropeWeek”

Prishtinë, 11 mars - “Java Evropiane e Start-upeve” apo “Start-upEuropeWeek” është ngjarje që organizohet nga Komisioni Evropian dhe Star-up Europe, që ka për qëllim promovimin e ndërmarrësisë dhe resurseve vendore për personat të cilët synojnë të realizojnë një ide të re biznesi.

Kjo iniciativë është po ashtu pjesë e një iniciative më të zgjeruar Evropiane nga Komisioni Evropian për promovimin e ndërmarrësisë përgjatë 28 shteteve evropiane.

Këtë vit, Innovation Center Kosovo (ICK) është nikoqir i edicionit të tretë të Start-upEuropeWeek (SEW) Kosova.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mbështetur financiarisht Start-up EuropeWeek (SEW)” së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Kjo ngjarje me shumë aktivitete, pritet të mbledhë më shumë se 1000 pjesëmarrës dhe është cilëuar si shumë e suksesshme në dy edicionet e para.

Gjatë 11-15 marsit 2019, disa nga aktivitetet e kësaj jave janë: Start-upBootcamp, Mëngjes dhe rrjetëzim, FuckupNights, RockstarAnswers Prishtina, Aktivitete dhe kampanja në dy shkolla të mesme teknike, aktivitete të tjera sensibilizuese dhe vetëdijësuese, kampanja në rrjetet online dhe mediat sociale.

Për më tepër, kjo javë përkon me Thirrjen Publike të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për financimin e bizneseve të reja Star-up.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)