20 Gusht 2018

Filipinet nisin hetime ndaj Facebook për privatësinë

Podgoricë , 15 prill - Facebook-un e presin kokëçarje të reja pasi qeveria filipinase ka thënë se po heton gjigandin e medias sociale lidhur me njoftimet se informatat personale të më shumë se 1 milion përdoruesve në Filipine i janë transferuar kompanisë britanike të analizmit të të dhënave, Cambridge Analytica.

Komisioni Kombëtar i Privatësisë në Filipine tha se i kishte dërguar një letër shefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për ta njoftuar se ky komision kërkon dokumentet përkatëse lidhur me çështjen, për të zbuluar sa i shtrirë ka qenë problemi.

Komisioni njofton përmes faqes së tij elektronike se synon të zbulojë nëse ka pasur analiza të të dhënave personale të shtetasve filipinas pa autorizimin e tyre. Letra mbante datën 11 prill.

Një zëdhënës i Facebook-ut tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kompania është e përkushtuar për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve dhe se po bashkëpunon me entin rregullator në Filipine.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)