27 Janar 2021

Facebook, Twitter dhe Instagram bllokuan përkohësisht llogaritë e Presidentit Trump

New York, 7 janar - Gjigandi i medias sociale, Facebook, do të ndalojë Presidentin Donald Trump të postojë në profilin e tij, të paktën deri në përurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një postim që njoftonte këtë lëvizje të paprecedentë, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha se “rreziku për të lejuar Presidentin Trump të përdorë platformën është shumë i madh pas nxitjes së turmës që shkaktoi trazira vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit të mërkurën”.

Zuckerberg njoftoi se llogaria e Zotit Trump do të mbyllet "për të paktën dy javët e ardhshme" por mund të mbetet e mbyllur edhe për një kohë të pacaktuar.

"Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden," shkroi Zuckerberg.

Preisdenti Trump ka përdorur vazhdimisht fuqinë e mediave sociale për të përhapur të pavërteta në lidhje me integritetin e zgjedhjeve dhe rezultatet e garës presidenciale. Platforma e mediave sociale, si Facebook, herë pas here ka etiketuar ose hequr disa nga postimet e zotit Trump. Megjithatë këto vendime nuk kanë arritur të kënaqin një numër në rritje të kritikëve të Facebook-ut, që thonë se platformat e mediave sociale kanë mundësuar përhapjen e keqinformimit që është i rrezikshëm.

Por pas trazirave të së mërkurës, drejtuesi i Facebook-ut, Zuckerberg tha se është e nevojshme një qasje më agresive.

"Konteksti aktual tani është krejtësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike," shkroi ai.

Twitter dhe Instagram të mërkurën gjithashtu bllokuan përkohësisht llogaritë e Presidentit Donald Trump, pasi ai postoi vazhdimisht akuza të rreme në lidhje me integritetin e zgjedhjeve. Kompania Twitter tha të enjten se nuk kishte ndonjë vendim tjetër për llogarinë e Zotit Trump.

Jennifer Grygiel, profesore e komunikimit në Universitetin “Syracuse” dhe eksperte për mediat sociale, thotë se ngjarjet e së mërkurës në Uashington DC janë rezultat i drejtpërdrejtë i përdorimit të mediave sociale nga presidenti Trump për të përhapur propagandë dhe dezinformim dhe se platformat duhet të mbajnë disa përgjegjësi për mosveprimin e tyre.

"Kjo është ajo që ndodh," tha zonja Grygiel. "Ne nuk pamë vetëm një thyerje të sigurisë në Kapitol. Rregullat e platformave të mediave sociale janë “thyer” nga presidenti në mënyrë të përsëritur. Ky është dezinformim. Kjo ishte një përpjekje grusht shteti në Shtetet e Bashkuara ”, shtoi profesorja e komunikimit në Universitetin “Syracuse”. Ajo theksoi se vendimet e dy platformave (Twitter dhe Facebook) janë shumë pak dhe u morën shumë vonë.

Deri më tani, YouTube nuk ka ndërmarrë veprime të ngjashme, megjithëse njoftoi se hoqi një video të presidentit Trump.

Sipas ekspertëve presidenti Trump ka shfrytëzuar mediat sociale - veçanërisht Twitter-in - si një mjet i fuqishëm për përhapjen e dezinformatave në lidhje me zgjedhjet. Në një deklaratë të enjten në mëngjes, zoti Trump tha se do të kishte një "tranzicion të rregullt në 20 Janar" dhe pranoi humbjen në zgjedhje për herë të parë. Ndihmësit e tij postuan deklaratën në Twitter sepse llogaria e tij ishte ende e pezulluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)