19 Korrik 2019

Facebook shpalosi strategjinë e re, përqendrohet tek privatësia

Kaliforni, 2 maj - Për vite me radhë, Facebook-u është shprehur se dëshiron të bëhet qendra e qytetit dixhital të botës.

Por tani shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka një vizion më të ndryshëm, dëshiron që Facebook-u të bëhet dhoma dixhitale e ndenjes, duke mundësuar biseda private mes njerëzve dhe grupeve.

Siç njofton Zëri i Amerikës nga San Hozeja e Kalifornisë, Facebook-u e shpalosi strategjinë e re gjatë takimit të tij të përvitshëm për të ardhmen.

Drejtori Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha në konferencën vjetore se kompania do të ndryshojë nga një shesh dixhital qyteti, në një mjedis më të vogël e intim.

“Përveç sheshit të qytetit dixhital, duhet një ekuivalent dixhital apo dhomë ndenje, e ndërtuar si një platformë me të gjitha mënyrat e ndryshme të komunikimit privat. Kjo do bëhet përmes mesazheve dhe grupeve të vogla dhe ndarjen e informacionit ku të dhënat nuk qendrojnë aty pafundësisht. Me pagesa të thjeshta dhe të sigurta, mënyra private për të ndarë vendndodhjen dhe mënyra të ndryshme komunikimi privat”, - tha shefi i kompanisë Facebook.

Me mbi një miliardë përdorues, Facebook-u është kritikuar botërisht për mënyrën e trajtimit të të dhënave dhe monitorimin e pikpamjeve ekstremiste.

Zoti Zuckerberg tha se Facebook-u po përqendrohet tek mesazhet, një kërkesë në rritje, si dhe kodimi i dy prej sherbimeve kryesore të kompanisë: Instagram dhe Messenger, në mënyrë që komunikimet të

mos shihen nga të tjerët, madje as nga vetë Facebook-u. Espe Vielma është me organizatën Café Coop.

“Me të gjitha llojet e teknologjisë është e nevojshme të ketë një lloj zhvillimi dhe mendoj se duhen shtuar masat e sigurisë. Mendoj se teknologjia mund të përdoret për qëllime të mira.”

Edgar Briseno është me kompaninë Coppel.

“Pjesa e kodimit të fshehtë është shumë e rëndësishme për ne. Duam të kemi një komunikim privat me përdoruesit tanë për të shkëmbyer të dhëna mbi çmimet apo detaje të tjera.”

Ruby Guillen është me kompaninë teknologjike “Humanistic Technologies”.

“Në Facebook gjën gjëra negative. Për mua që merrem me kompani jofitimprurëse, shumë prej tyre nuk kanë qasje në teknologji për të bërë

punën që duhet. Ndërsa Facebook-u të lejon përfshirjen pa harxhuar fonde të cilat shumë organizata nuk i kanë për tu angazhuar me klientët e tyre.”

Zuckerberg thotë se dëshiron që Facebook-u të jetë një forcë për të mirën në botë, një vend ku përdoruesit mund të zhvendosen nga një qendër qyteti tek një dhomë ndenje... një hapësirë ku grupet e interesit të takohen.

“Jo vetëm momentet kryesore apo sociale; arritjet por edhe e mira e përditshme, mbështetja emocionale, shakatë me miqtë, ndjenja e të qënit sëbashku me familjen, privatisht apo publikisht. Dhoma e ndenjës dhe qendrat e qyteteve tona”,-u shpreh shefi i kompanisë Facebook mbi planet për ndryshimet e gjigandit të medias sociale.

Ende nuk është e qartë nëse ndryshimet në Facebook do të mirëpriten nga përdoruesit dhe do të ndihmojnë kompaninë të shmangë polemikat në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019 - Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)