15 Tetor 2019

Facebook fshin dhjetëra llogari

New York, 4 prill - Rrjeti social Facebook ka bërë të ditur se ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

Facebook ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari në Instagram, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse.

Thuhet se llogarit dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në Facebook dhe 500 mijë në Instagram. Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

Në faqet e fshira nga Facebook kryesisht diskutohej për çështjet politike lokale dhe ndërkombëtare dhe promovohej kultura ruse dhe turizmi, ka njoftuar Facebook.

Rrjeti ka thënë se shumica e artikujve të fshirë dhe faqeve janë postuar nga Agjencia e Lajmeve Federale, me bazë në Rusi, e njohur edhe si FAN, e cila duket se ka lidhje me Agjencinë për Kërkime në Internet apo IRA, ndaj të cilës, këshilltari i posaçëm në SHBA, Robert Muller ka ngritur padi në muajin shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)