18 Prill 2019

Facebook edhe Instagram me probleme për 14 orë në ditë

New York, 14 mars - Facebook edhe Instagram kanë pasur probleme për 14 orë një ditë më parë duke pasur shkëputje të herë pas hershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.

Platforma me e madhe sociale e globit Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e saj.

Për një pjesë të mirë të ditës së mërkure, përdoruesit e facebookut nuk arritën t’i përdorin dot shërbimet kryesore të rrjetit.

Një situatë e tillë nuk ishte parë që prej 2008-tës, kur gjigandi i internetit pati një bllokim të ngjashëm, dhe atëherë ai kishte 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.

Per disa përdorues, problemet që preken jo vetëm facebookun, por edhe Instagramin e Whatsapin, vazhduan më gjatë.

Ende nuk është dhënë një shpjegim për arsyen e kësaj ndërprerjeje masive, por në përgjigje të thashethemeve që nisen të qarkullojnë, kompania u përpoq të sqaronte se problemet nuk ishin pasojë, siç thuhet, e një sulmi kibernetik të njohur si DDoS –që përfshin shenjëstrimin e një shërbimi me volum jashtëzakonisht të lartë aktiviteti.

Në kohen kur Facebook dhe Instagram ishin jashtë funksionit, shumë përdorues u aktivizuan ne Twitter, duke bërë shaka për ndërprerjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019 - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në​ Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)