08 Maj 2024

Dy ish-inxhinierë padisin kompaninë Google

New York, 10 janar - Dy ish-inxhinierë të kompanisë Google kanë paditur gjigandin e teknologjisë me pretendimin se ai diskriminon personat e bardhë me bindje konservatore.

Një nga paditësit James Damore, u shkarkua nga kompania vitin e kaluar pas një shkrimi ku mbronte hendekun gjinor në punët e fushës teknologjike në Silicon Valley, si çështje e dallimeve biologjike mes burrave dhe grave.

Sipas zoti Damore padia ka për qëllim të ndihmojë të gjithë ata që punojnë në Google, njerëzit e prekur nga produktet e gjigandit të teknologjisë apo edhe punonjësit e ardhshëm.

James Damore dhe David Gudema një tjetër inxhinier i firmës Google, pretendojnë se kompania ka përdorur kuota të paligjshme punësimi për të mbushur vendet e punës me gra dhe aplikantë që u takojnë pakicave.

Google tha se është gati të mbrohet në gjykatë kundër këtyre pretendimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)