Blackberry sfidon Apple me Playbook
SHBA, 29 shtator - Blackberry ka njoftuar se do ti përgjigjet iPad-it të Apple me një aparat të quajtur Playbook.
Kompania publikoi kompjuterin e saj në formë pllake shumë kohë para nga sa ishte parashikuar të bëhej, në San Francisko.
Është një nga mjetet e para në formë pllake që del në treg dhe që mund të përdoret për punë.
Analistët kanë deklaruar se dalja në treg ishte një lëvizje e mencur nga drejtuesit e sektorit Research In Motion, smartfonët e të cilit dominojnë sektorin e biznesit.
Ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë, ka deklaruar Mike Lazaridis, oficer ekzekutiv i RIM.