18 Shkurt 2020

Bëhet lansimi i aplikacionit mobil “ Globi Im”

Prishtinë, 27 shtator - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e lojës në aplikacionin mobil në gjuhën shqipe i quajtur ‘Globi Im’.

Ky aplikacion është zhvilluar si pjesë e programit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm.

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm është program i cili është duke u implementuar nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë.

Ky program ka për qëllim ndalimin e ndëshkimit fizik dhe psikologjik te fëmijët dhe bazohet në parimet e të drejtave të fëmijëve, hulumtimet për zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve dhe hulumtimet mbi prindërimin efektiv.

‘Globi Im’ është aplikacion për fëmijë ku me anë të kësaj loje fëmijët do jenë në gjendje të eksplorojnë tema të ndryshme rreth universit, oqeaneve, kafshëve, sportit, bimëve, shëndetit, shkencës, teknologjisë dhe filmave të animuar.

Lansimi i këtij aplikacioni ka për qëllim promovimin e një ambienti të sigurt për fëmijën, ku prindërit dhe fëmijët do kenë mundësinë të përgjigjen së bashku pyetjeve gjë që ndikon në krijimin e një komunikimi dhe marrëdhënie më të mirë prind-fëmijë, ashtu sic synon vet program i disciplines positive. Në në të njejtën kohë prindi do mund të përkrahë zhvillimin e fëmijës dhe zgjerimin e njohurive rreth botës.

Ky aplikacion gjendet momentalisht vetëm në versionin Androind të cilin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.financial_core.globiim

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

- Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)