25 Qershor 2018

Bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri do të sjellë zgjidhje të reja inovative

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka pritur në një takim miqësor një grup ndërmarrësish të rinj nga Shqipëria, me qëllim të ndarjes së rrëfimeve të tyre të suksesit në biznes, në themelimin e bizneseve të reja start-up, si dhe me qëllim tw realizimit të projektet të përbashkëta sikurse “Get In The Ring”.

Nga të rinjtë shqiptarë, ministri Beqaj është informuar për iniciativat e reja të biznesit në fushën e inovcionit dhe për mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, që do të sjellë produkte dhe shërbime të reja.

Me këtë rast ministri Besim Beqaj është shprehur i kënaqur dhe i privilegjuar që ka dëgjuar dhe është informuar për iniciativat e reja të biznesit si dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve në idetë e tyre për zhvillim, punësim dhe avancim të përbashkët.

“Bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve”, tha Ministri Beqaj, pas takimit me ndërmarrësit e rinj nga Shqipëria të fushës së inovacionit.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)