29 Shkurt 2020

Apple mbyll të gjithë rrjetin e dyqaneve në Kinë, shkaku i Koronavirusit

Pekin, 1 shkurt - Virusi vdekjeprurës i emërtuar si “coronavirus” që është përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh edhe te zyrat e kompanisë së famshme teknologjike Apple, drejtuesit e së cilës kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve zyrtare të tyre në Kinë të paktën deri në datën 9 shkurt.

“Reuters” shkruan se zyrtarët nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë vendim. Nga raportimet e fundit të autoriteteve kineze numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e “coronavirus-it” ka shkuar në 259, ndërsa numri i të infektuarve në 11,791 persona.

Qyteti që ka regjistruar më shumë raste është Hubei. Shumë vende kanë marrë raste të rrepta sigurie nëpër aeroportet kryesore të tyre, për të parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e virusit.

Një prej këtyre vendeve është dhe SHBA-ja, e cila kanë vendosur për të ndaluar hyrjen e të huajve që kanë qenë kohët e fundit në Kinë, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e mëtejshme të përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)