19 Mars 2024

Apple arriti vlerën 1 trilion dollarë në tregun e aksioneve

New York, 3 gusht - Kompania Apple arriti vlerën 1 trilion dollarë në tregun e aksioneve, duke shënuar një rekord historik.

Aksionet e kompanisë përkohësisht arritën çmimin 207.05 dollarë dhe kjo bëri që kapitali i saj në treg të shënonte 1 trilion.

Apple është kompania e parë amerikane e tregtuar publikisht që arrin një kapitalizim tregu në këtë shifër historike.

Kompania Amazon, që disa analistë kishin thënë se do ta arrinte e para një trilionshin, vjen e dyta në vlerë, me 879 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)