25 Qershor 2018

Aplikacioni “Pritjet Kufitare” ndihmon në planifikimin e udhëtimeve ndërkufitare

Prishtinë, 7 mars - Sot, në praninë e komunitetit të teknologjisë informative, partnerëve, dhe medias, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova lansuan aplikacionin social “Pritjet Kufitare”.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme publikon vazhdimisht të dhëna për qytetarët në faqen e tyre zyrtare në internet. Ky ka qenë pikëfillimi i bashkëpunimit shumë të suksesshëm në mes të projektit Techstitution, të Open Data Kosovo, dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku si rezultat është ndërtuar aplikacioni social "Pritjet Kufitare".

Blerta Thaçi, drejtoreshë në Open Data Kosovo u shpreh se me anë të zhvillimit të këtyre aplikacioneve përveç që po punojmë drejt digjitalizimit të insititucioneve të administratës, ne po angazhojmë edhe komunitetin e TI në procese demokratike duke u mësuar të rinjëve shkathtësi praktike në zhvillim softwerik, siç janë Fortesa dhe Valoni, të cilët pas përfunidimit të këtij trajnimi, treguan se si kjo eksperiencë ju ka ndihmuar të zhvillojnë kapacitetet e tyre në fushën e teknologjisë.”

Kjo iniciativë e të dhënave të hapura synon të ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe më gjërë, që të planifikojnë udhëtimet e tyre ndërkufitare për të kursyer kohë, për të shmangur vonesat e trafikut, dhe për të kaluar kufinjët sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ky aplikacion miqësor i mbledh të dhënat nga 12 pikëkalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë reale për të treguar statusin e çdo pike kufitare. Aplikacioni shfaq automatikisht të dhënat për profilet e rrjeteve sociale dhe është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendime në lëvizje.

 Në ditët në vazhdim platforma do të jetë aktive në profilet e rrjeteve sociale zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, prandaj ju ftojmë që t’i ndjekni ato për të pas casje në këto informata shumë të nevojshme. Këto të dhëna shërbejnë që të ndihmojnë që të rrisin efikasitetin e QKMK, që është edhe njëra prej kërkesave të marrëveshjes për stabilizim asociim si dhe agjendës së reformës europiane.

 “Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, gjatë gjithë kohës monitoron pikat kufitare në Kosovë, por pak qytetarë janë të njoftuar me këtë qendër. Me anë të këtij aplikacioni ne shpresojmë të jemi më afër qytetarëve tanë, atdhetarëve, dhe gjithë turistëve, duke u ndihmuar që të planifikojnë udhëtimet e tyre ndërkufitare pa humbur shumë kohë,” u shpreh Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj.

Ky është një moment historik për Techstitution, projekt ky që po lidhë administratën publike me inovacionin. “Me anë të Techstitution ne po nxisim zgjidhje digjitale në sfidat institucionale, gjë që po i mundëson efikasitet dhe komunikim më të mirë administratës me qytetarët,” konkludoi Z. James Mugaju, zëvëndës drejtor i UNICEF zyrës në Kosovë.

Ky aplikacion është projektuar dhe ndërtuar nga projekti i Techstitution i Open Data Kosovo, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Techstitution është një mjet për transferimin e njohurive dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve, duke siguruar zgjidhje të thjeshtë digjitale për sfidat komplekse institucionale. Techstitution është një projekt i zbatuar nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova, iniciuar dhe mbështetur nga Zyra e UNICEF në Kosovë, me financim nga Austrian Development Agency.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2018 - Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon tryezën e kampanjës informuese ”Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ish punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” organizojn protestë. (Përpara Prokurorit të Shtetit në rrugën Luan Haradinaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha nga Komuna e Gjilanti mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për sqaruar dhe faktuar çështjen e pronës së rrethrrotullimit prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. (Këndi i konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë takim në Kaçanik, në të cilin do të diskutohet lidhur me shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kompleksin memorial Adem jashari në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 13:00)

- Birn dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2017. (Ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 13:30)