05 Dhjetor 2021

Ambasadorët e BE-së lansojnë agjendën digjitale në Kosovë

Prishtinë, 1 korrik - Ambasadorët e BE-së në Kosovë dhe Mal të Zi, Tomash Sunjog dhe Oana Kristina Popa, shënuan sot fillimin e epokës pa tarifë roaming në Ballkanin Perëndimor.

Në një bisedë telefonike, të dy ambasadorët folën për rëndësinë e kësaj arritjeje për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i kontributit të BE-së.

Në këtë mënyrë ambasadorët lasuan një fushatë njëmujore të BE-së në Kosovë të quajtur “#EUconnects 4 #FutureIsDigital”.

Fushata do të paraqesë përfitimet e paketës së investimeve prej 9 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për rimëkëmbjen post-pandemike përmes Planit Ekonomik dhe të Investiv. Agjenda digjitale është pika qendrore e fushatës.

“Sa ditë e mirë për një telefonatë me Malin e Zi! Tarifat roaming kanë marrë fund që nga sot,” tha Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, në një bisedë me homologen e tij në Podgoricë.

“Kudo që njerëzit zgjedhin të jenë, ata tani mund të qëndrojnë në kontakt me të dashurit e tyre pa tarifa roaming.”

“Është një ditë e shkëlqyer për të gjithë dhe një mundësi e shkëlqyer për njerëzit që të mbajnë kontaktet derisa lëvizin në rajon. Jam krenare që BE-ja ka kontribuar në këtë arritje,” tha Shefja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa.

Fillimi i marrëveshjes pa tarifat roaming dhe fillimi i fushatës “#EUconnects 4 #FutureIsDigital” ndodh në ditën kur Sllovenia merr Presidencën e Këshillit të BE-së.

 Në një bisedë telefonike me Ambasadorin Sunjog, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Sllovene në Kosovë, Tina Lampelj, tha se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet e Sllovenisë dhe ata duan të shohin më shumë ditë si kjo, kur njerëzit zhvillojnë kontaktet më shumë.

Fushata “#EUconnects 4 #FutureIsDigital” do të zhvillohet gjatë mujit korrikut 2021 dhe do të përbëhet nga tre komponentë: fillimi i epokës pa tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor, digjitalizimi i bizneseve dhe start-up-et digjitale.

Investimi në një të ardhme digjitale është pjesë e Agjendës Digjitale të BE-së, një nga kapitujt e Planit Ekonomik dhe të Investiv të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Digjitalizimi paraqet një mundësi që ekonomitë në rajon të kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shërbime më të mira publike për qytetarët përmes zgjidhjeve digjitale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)