26 Prill 2024

Zidane rinovon kontratën me Realin e Madridit

Madrid, 19 shtator - Zinedine Zidane ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit.

Lajmin e bëri të ditur vetë trajneri francez në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Betisit.

“Rinovimi është bërë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë e shikoj punën time ditë pas dite”, tha Zidane, i cili ka arritur marrëveshjen me klubin për 3 sezone të tjera, në të cilat do të fitojë gati 8 milionë euro në sezon.

Reali do e zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Zidane pas disa ditësh. Francezi, në një vit e gjysmë në krye të skuadrës madrilene, ka fituar 7 tituj, mes të cilave 2 Champions League radhazi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)