19 Tetor 2020

Vlera e klubeve të Super Kupës së Evropës mbi 1 miliardë euro

Mynih, 23 shtator - Sipas të dhënave të faqes gjermane të internetit "Transfermarkt", vlera e parashikuar e tregut të skuadrës së Bayern Mynihut që sezonin e kaluar e fitoi UEFA Ligën e Kampionëve është 837.95 milionë euro ndërsa e Sevillas që fitoi UEFA Ligën e Evropës është 351.9 milionë euro.

Para ndeshjes që do të luhet nesër në Puskas Arena, futbollistët me vlerën më të lartë tek klubi gjerman janë Serge Gnabry me 90 milionë euro dhe Joshua Kimmich me 85 milionë euro.

Ndërsa tek Sevilla, futbollisti argjentinas Lucas Ocampos dhe braziliani Diego Carlos kanë vlerë nga 50 milionë euro.

Vlera e parashikuar e tregut të futbollistëve të Bayern Mynihut është si në vijim:

Futbollistët       Vlera (euro)

Serge Gnabry     90 milionë

Joshua Kimmich  85 milionë

Alphonso Davies 80 milionë

Leroy Sane         70 milionë

David Alaba        65 milionë

Robert Lewandowski    60 milionë

Leon Goretzka    60 milionë

Niklas Süle         48 milionë

Lucas Hernandez 45 milionë

Benjamin Pavard 45 milionë

Kingsley Coman  40 milionë

Thomas Müller    35 milionë

Corentin Tolisso   25,5 milionë

Manuel Neuer     18 milionë

Jerome Boateng  12 milionë

Tanguy Nianzou  11 milionë

Javi Martinez      10 milionë

Michael Cuisance 10 milionë

Joshua Zirkzee    9 milionë

Alexander Nübel  8 milionë

Adrian Fein         5 milionë

Sven Ulreich       3 milionë

Chris Richards     2,2 milionë

Jamal Musiala     1 milionë

Ron-Thorben Hoffmann 250 mijë

GJITHSEJ 837,95 milionë

Vlera e parashikuar e tregut të futbollistëve të Sevilla është si në vijim:

Futbollistët               Vlera (euro)

Lucas Ocampos   50 milionë

Diego Carlos       50 milionë

Jules Kounde      30 milionë

Ivan Rakitic        20 milionë

Suso                  17,5 milionë

Oscar Rodriguez  15 milionë

Tomas Vaclik       14,5 milionë

Joan Jordan        14,5 milionë

Oliver Torres       13,5 milionë

Marcos Acuna     12 milionë

Youssef En-Nesyri 12 milionë

Carlos Fernandez 10 milionë

Luuk de Jong

9,5 milionë

Franco Vazquez  9,5 milionë

Munir El Haddadi 9 milionë

Bryan Gil    9 milionë

Fernando Reges  8 milionë

Nemanja Gudelj  5,5 milionë

Roque Mesa        5,5 milionë

Ibrahim Amadou 5,5 milionë

Sergio Escudero  4,8 milionë

Joris Gnagnon     4,8 milionë

Alejandro Pozo    4,5 milionë

Sergi Gomez       4 milionë

Aleix Vidal  3,5 milionë

Jesus Navas        3,2 milionë

Bono                  3 milionë

Sebastien Corchia 1,6 milionë

Juan Soriano       1,6 milionë

Javi Diaz    400 mijë

GJITHSEJ   351,9 milionë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2020 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog. (Hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 8:20 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në Inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. (Objekti i Palestrës Sportive në Deçan, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa viziton Gjilanin ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pritet nga kryetari i Komunës se Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

-  Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike Raportin lidhur me raportin Vjetor te Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerrane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. (Fshati Nëpërbisht të Suharekës, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjin për Inspektoratin e punës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë Industrin e Mishit “Malësia” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:10)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë feremrët e fshatrave të Karadakut. (Fshatrat e Karadakut, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë ku do të do të ndahet edhe Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë. (Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre. (Objekti ish Rilindjes, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)