15 Prill 2021

United do ofrojë 35 milionë paund për Villan

Manchester, 22 mars -  Sipas "Daily Star", Manchester United do të ofrojë 35 milionë paund për njërin prej sulmuesve më të vlerësuar në botën e futbollit, David Villan e Valencias.

Sir Alex Ferguson ka dërguar agjentët e tij që të vështrojnë nga afër sulmuesin spanjoll, në mënyrë që gjatë verës ai të transferohet dhe së bashku me Rooneyn të formojë dyshen më të rrezikshme në botë.

David Villa ka edhe katër vite kontratë me Valencian, por skuadra spanjolle po ka probleme financiare, të cilat mund të detyrojnë një shitje masive të lojtarëve gjatë verës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)