19 Mars 2024

Unai Emery, pasuesi i Arsene Wenger tek Arsenal

Londër, 22 maj - Trajneri spanjoll, Unai Emery, i cili vetëm pak ditë më parë u largua zyrtarisht nga PSG-ja, do të jetë pasuesi i Arsene Wenger në stolin e Topçinjëve të Londrës.

Atëhere kur të gjitha rrugët të çonin të ndihmësi i Pep Guardiolës, ish-mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta, drejtuesit e klubit londinez kanë zgjedhur pikërisht Unai Emery duke vendosur t'ia besojnë pankinën e skuadrës një trajneri me eksperiencë dhe që ka fituar disa trofe në karrierën e tij.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, i cili do të vijë në ditët e ardhshme.

Emri i spanjollit Emery ishte përmendur edhe si pasues i mundshëm i Maurizio Sarrit në stolin e Napolit, por pas eksperiencave me Spartakun e Moskës, Seviljen dhe PSG-në, spanjolli do të drejtojë një skuadër në Premier League, pikërisht Arsenalin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)