06 Korrik 2020

Synohet avancimi i studentëve në sport

Prishtinë, 8 mars - Me qëllim të avancimit të pozitës së studentëve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik, të premten është nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB), Alush Musaj dhe Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Marrëveshja synon përforcimin e kapaciteteve intelektuale, kulturore e sportive të studentëve kosovare, si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interesit të përbashkët të të dyja palëve.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, theksoi se qëllimi është që sporti të futet në programet shkollore, në këtë rast edhe në universitete. “Presim që ligat universitare të jenë shumë të forta dhe konkurruese me të tjerat”, tha ai.

Ndërsa, rektori Musaj, shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e nënshkruar që ka të bëj me drejtpërdrejtë me studentët. “Parlamenti Studentor ka shprehur gatishmërinë e plotë që të jetë pjesë e këtij projekti. E mira është që edhe infrastruktura fizike po përmirësohet dhe ne presim sukses të plotë në këtë drejtim”, tha ai, duke u zotuar për mbështetje.  

Në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet UMIB-it dhe Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, janë përcaktuar obligimet dhe detyrat. Palët janë pajtuar për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e ndërsjellë për projektet rreth rinisë, kulturës dhe sportit, aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim grumbullimin e donacioneve ndërkombëtare për projektet që promovojnë kulturën dhe sportin.

Gjithashtu pritet angazhim i përbashkët rreth ecurisë dhe mbajtjes së garave sportive dhe atyre në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, mandej ndërhyrje në infrastrukturën sportive duke ofruar bashkëpunim në zhvillimin e garave etj.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje planifikohet që të krijohen kushte dhe mundësi për studentët për zhvillimin e sportit, duke përfshirë volejbollin, basketbollin, futsallin, shahun etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)