25 Maj 2019

Sporti nuk njeh kufij

Prishtinë, 5 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e programit “Open Fun Football Schools”, qëllimi i së cilës është integrimi i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Motoja e kësaj shkolle të futbollit, që funksionon në hapësirat kosovare nga viti 2006, ka për qëllim që përmes sportit të ulë tensionet, të rrisë tolerancën dhe të krijojë miqësi mes fëmijëve.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Haradinaj, i përshëndeti të gjithë për  hapjen e kësaj shkolle, duke porositur se pa marrë parasysh se këta fëmijë a janë shqiptarë, serbë, turq, rom e ashkalinj, duhet të afrohen e të jetojnë bashkë, sepse, sporti nuk njeh kufij.

“Suksese të gjithëve dhe luani sa më mirë që mundeni”, tha kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve dhe nxënësve të shumtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)