26 Prill 2024

SHBA nuk kualifikohen për në botërorin 'Rusi 2018'

Washington, 11 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ia kanë dalë të kualifikohen për në botërorin 'Rusi 2018', pasi janë mposhtur 2-1 nga skuadra më e dobët e grupit, Trinidad & Tobago.

Meksika dhe Kosta Rika ishin dy skuadrat e para që e kishin siguruar kualifikimin në grupin e shteteve të Amerikës Qendrore dhe Veriore.

Panamaja u bë e kualifikuara e tretë, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kosta Rikën dhe parakaloi SHBA-të.

Edhe Hondurasi do të ketë një shans për të marrë pjesë në botëror, pasi fitoi 3-2 ndaj Meksikës dhe mbylli eliminatoret në vendin e katërt, që i jep mundësinë të luajë në fazën e Play Off.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)