18 Tetor 2021

Ronaldo rikthehet në Manchester United

Manchester, 27 gusht - Manchester United njoftoi se kanë arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e superyllit portugez Cristiano Ronaldo.

"Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili tani negocion kushtet personale, vizën dhe vizitat mjekësore", thanë "Djajtë e Kuq" në një deklaratë.

"Mirësevjen në shtëpi, Cristiano", thuhet në profilin e klubit në Twitter.

Ronaldo pesë herë ka fituar Ligën e Kampionëve, katër herë me Real Madridin në vitet 2014, 2016, 2017 dhe 2018. Ai së pari e fitoi këtë titull me Manchester United në vitin 2008.

Ai fitoi titullin e Premier Ligës angleze me Manchester United për tre vjet rresht: 2007, 2008 dhe 2009.

36-vjeçari fitoi La Ligën spanjolle dy herë me Real Madridin në vitet 2012 dhe 2017.

Në vitin 2018, Ronaldo u largua nga Real Madrid për në Juventus, ku u bë kampion italian dy herë në vitet 2019 dhe 2020.

Ronaldo gjithashtu udhëhoqi Portugalinë për të fituar titullin e saj të parë të madh, UEFA EURO 2016.

Portugalia fitoi 1-0 ndaj Francës nikoqire në finalen e vitit 2016 për të qenë numri një i Evropës.

Gjatë periudhës së tij të parë në Manchester United, pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi 118 gola në 292 ndeshje nga viti 2003 deri në 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë