27 Prill 2024

Roma interesohet për Januzajn

Prishtinë, 14 qershor - Mesfushori kosovar i Belgjikës, Adnan Januzaj mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali.

Januzaj duket se nuk është në planet e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho dhe pas huazimit 1 vjeçar te Sunderland, do të duhet të gjejë një tjetër ekip për të vazhduar karrierën.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, së bashku me trajnerin e sapozgjedhur, Di Francesco, duket se kanë vënë Januzajn në listën e futbollistëve që do të tentohen të afrohen për të përforcuar ekipin.

Në Romë besojnë se mund ta marrin mesfushorin kosovar, me një çmim mjaft të favorshëm, duke pasur parasysh se kontrata e tij me \"Djajtë e kuq\", përfundon vitin e ardhshëm.

Nëse do të përfundojë në kryeqytetin italian, Januzaj do të gjejë edhe shokun e kombëtares belge, Radja Nainggolan, i cili është një nga titullarët e padiskutueshëm te verdhekuqtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)