26 Prill 2024

PSG interesohet për Agueron dhe Sanchez

Paris, 6 shkurt - Dy futbollistë janë vendosur në qëndër të vëmëndjes periudhën e fundit, Sergio Aguero dhe Alexis Sanchez.

Argjentinasi ka përfunduar në stol tek Manchester City, duke qënë se tashmë trajneri Pep Guardiola preferon të aktivizojë brazilianin Gabriel Jesus.

Pak ditë më parë menjëherë pas ndeshjes kundër Swanseat, ku 28 vjeçari luajti vetëm 8 minuta, ai deklaroi se në qershor do të vendosë se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij duke i hapur dyert një largimi të mundshëm nga “Sky Blues”.

Ndërkohë që prej muajsh është në ajër cështja e rinovimit të kontratës së Alexis Sanchez. Kilenit i përfundon marrëveshja aktuale në vitin 2018 dhe duket se Arsenalit dhe përfaqësuesit e anësorit ende nuk kanë gjetur akordin për të zgjatur kontratën.

Në këtë pikë një ndër klubet më të pasur në Europë , PSG ka hyrë në garë për të përfituar aftësitë e dy lojtarëve amerikano-latin. Ish futbollisti i Barcelonës shihet edhe më prioritar nga pronarët e klubit  francez se sa Kun Aguero, dhe pritet që të ketë lëvizje të drejtuesve të PSG që tani me qëllim që në qershor të nisin zyrtarisht negociatat.

Përsa i përket Agueros, Manchester City vijon të deklarojë se argjentinasi është i pashitshëm, por nëse vjen një pfertë e rëndësishmë për klubin dhe vetë lojtarin duke llogaritur edhe faktin që ai ka përfunduar në stol, atëherë mund të kemi një transferim të tij nën hijen e kullës Eiffel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)