19 Tetor 2018

Prezantohen standardet dhe procedurat e financimit të organizatave sportive

Prishtinë, 17 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe federatat sportive të cilat zhvillojnë aktivitete sportive në vendin tonë. Takimi ka për qëllim prezantimin e standardeve dhe procedurave të financimit të organizatave sportive nga ana e MKRS-së.

Në takim u prezantuan edhe raporti përshkrues i projektit/programit lidhur me zhvillimin e politikave programore në sport si dhe dokumentet e reja përcjellëse të cilat federatat duhet t’i plotësojnë për mënyrën e re të financimit të tyre. Me theks, përfaqësuesit e organizatave sportive u udhëzuan se si duhet plotësuar raportet vjetore për blerjet mbi 500 euro.

Ministri Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në hapjen e takimit u shpreh se këtë organizim e konsideron si ngjarje të rëndësisë së veçantë për sportin dhe të arriturat sportive në Republikën e Kosovës.

“Të arriturat dhe sukseset që po i arrijnë sportistët tanë dita-ditës, na bëjnë që të ndihemi krenar të gjithëve, andaj edhe vlerësimi dhe shpërblimi për të dalluarit (laureatët) ka kuptim të veçantë”, ka vlerësuar ministri Gashi, i cili ka theksuar se si ministër dhe si MKRS do të angazhohen maksimalisht në mbështetje të sportit në përgjithësi.

“Përkushtimi ynë institucional është dinamizuar kohëve të fundit në shumë drejtime, duke i kushtuar vëmendje të posaçme edhe rregullimit të sferës ligjore e cila do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë së sportit. Zbatueshmëria e legjislacionit në fuqi, plotësim-ndryshimi i shumë rregulloreve dhe akteve tjera janë tregues i qartë se ne jemi të përkushtuar në përmirësimin esencial të kësaj fushe të rëndësishme”, tha ministri.

Ministri Gashi ka folur edhe për rritjen e buxhetit në sport dhe investimet kapitale ku MKRS për vitin 2018 ka paraparë shumë investime.

“Janë dhjetëra miliona investime kapitale të planifikuara për këtë vit vetëm në fushën e sportit, për të cilat jam i bindur se do të ndikojnë dukshëm jo vetëm në përmirësimin e kushteve për sportistët e vendit tonë”, ka thënë për fund ministri, duke u zotuar se mbështetja financiare e institucionale për sportin nuk do të mungojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)