23 Prill 2018

Presidenti Thaçi merr pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

Pyeongchang, 9 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka udhëtuar për në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Kore të Jugut.

Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, presidenti Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.

Në Lojërat Olimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut janë duke marrë pjesë mbi 20 burrështetas, si dhe shumë liderë dhe përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Prill 2018 - Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me përkrahjen e UNICEF-it shënojn fillimin e Javës së Imunizimit 2018. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, salla 128, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës diskuton rreth raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhët shqyrtimi i strategjisë shtetërore për ujëra në Kosovë 2017-2036 si dhe shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2017 nga Autoriteti rregullator për ujëra.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të shqyrtojë raportin për  Projektligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës - Prishtinën, Projektligjin për Ndërmjetësim si dhe do te shqyrtoj raportin vjetor te punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 13:00) 

- InterPersonnel Kosova -  Shkollë e gjuhëve të huaja, organizon prezantimin e programit të saj “Migrim dhe punësim legal” të  infermierëve dhe punëtorëve sezonal në Gjermani dhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian. (Objekti i IPK-së, ora 14:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Në Kërkim të Konsensusit - Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)