26 Janar 2020

Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid

Manchester, 25 nëntor - Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës po kërkon të luajë nën urdhrat e Zinedine Zidanes në sezonin e ardhshëm me dëshirën e fitimit të trofeve.

Problemi i vetëm është se “Djajtë e Kuq” kërkojnë 150 milionë euro për francezin, vlerë e cila nuk po pranohet nga “Los Blancos”.

Në garë për Pogba vazhdon të mbetet edhe klubi i tij i vjetër Juventus, që po mundohet ta forcojë mesfushën.

Pogba është duke vuajtur nga një lëndim që ka pësuar kundër Arsenalit më 30 shtator dhe pritet të rikthehet në muajin tjetër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 janar 2020

- Let’s Do It Kosova dhe Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit organizojn aksion pastrimi në liqenin e Badocit. (Liqeni Badocit, ora 10:00 - nisja bëhet nga zyret e Let’s Do It Kosova, ora 9:30)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Istogut për nder të “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe “ do të organizoj turnirin ndërkombëtarë në shah UÇA.92. (Restorant Butrint në Istog, ora 10:30)