26 Shkurt 2020

Përurohet stadiumi i parë ndihmës në Skenderaj

Prishtinë, 29 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë bërë sot përurimin e stadiumit ndihmës në Skenderaj.

Ky është stadiumi i parë ndihmës që u ndërtua në kuadër të 12 stadiumeve ndihmëse që do të ndërtohen në Republikën e Kosovës për klubet që janë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll.

Ministri Gashi pasi uroi të gjithë për inaugurimin e këtij stadiumi tha se “këto stadiume financohen nga MKRS-sa dhe FFK-ja me qëllim të ngritjes së infrastrukturës sportive por edhe me qëllim të krijimit të hapësirave të përshtatshme për klubet e futbollit të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes Ministrisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë që UEFA ta ndihmojë pjesërisht financimin e këtyre 12 stadiumeve ndihmëse në komunat e Republikës së Kosovës. Gjithashtu ministri theksoi se këto stadiume ndihmëse janë stadiume me standarde të larta.

“Sot është stadiumi i parë që po  e inaugurojmë në mënyrë që 12 klubeve  të Republikës së Kosovës që janë pjesë e Superligës t’iu krijojmë kushtet dhe mundësitë që secila ta ketë stadiumin e saj. Është një fat i mirë dhe një mundësi e jashtëzakonshme e një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që kemi edhe me Federatën edhe me UEFA-n”.

Ministri po ashtu e konfirmoi se 12 stadiumet për 12 klubet e Superligës do të përfundojnë brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me ndërtimin e këtij stadiumi. Ai përgëzoi ministrin Gashi për punën e bërë dhe tha: “Falënderojmë federatën dhe Ministrinë për këtë investim të jashtëzakonshëm. Po bëhet një punë shumë e mirë, vet fakti që është një nga 12 stadiumet ndihmëse që do të ndërtohen në Republikën e tregon përkushtimin tonë për sportin, për futbollin”.  

Ndërkaq kryetari i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Federatën dhe sportistët.

Ai tha se “është një rast shumë me rëndësi për neve që po fillojmë t’i përurojmë terrenet që i kemi bërë bashkërisht me Ministrinë dhe me Komunat. I plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e standardeve dhe niveleve të Evropës dhe është hera e parë që një teren i tillë qitet në Ballkan. Besoj që nuk do të ketë më probleme për futbollistët sepse është thuajse sikur të jetë një teren natyral”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)