15 Gusht 2020

Përurohet fusha ndihmese në Shkugëz të Gjakovës

Gjakovë, 13 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë sot në inaugurimin e Fushës Sintetike të Futbollit në fshatin Shkugëz të Gjakovës, projekt i financuar nga Ministria bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Komunën e Gjakovës. Ministri po ashtu mori pjesë edhe në themelimin e Akademisë së Futbollit “Naim Kryeziu”.

Ministri Gashi tha se bashkëpunimi i mirë mes MKRS-së, FFK-së dhe Komunës ka bërë të mundur realizimin e këtij projekti. Gjithashtu ai e vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe të nevojshme edhe themelimin e Akademisë së Futbollit “Naim Kryeziu. 

"Realizimi i projekteve të tilla po bëhet në vazhdën e punëve tona për përmirësimin e infrastrukturës sportive. Sportistët tanë çdo ditë e më shumë po arrijnë rezultate kulminante edhe jashtë vendit kështu që edhe puna jonë për plotësimin e kushteve për të rinjtë e vendit tonë dhe ndërtimin e fushave sintetike nuk do të ndalet me kaq", theksoi ministri Gashi. 

Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe ai Federatës, Agim Ademi, u shprehën shumë të kënaqur me inaugurimin e Fushës Sintetike. Ata përgëzuan ministrin për punën e tij në krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive në vend.  

"Si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë dhe sidomos i vullnetit të ministrit Gashi, infrastruktura sportive në vend çdo ditë e më shumë po përmirësohet. Andaj falënderoj ministrin për gatishmërinë e tij plotësimin e kërkesave dhe nevojave të sportistëve tanë", u shpreh kryetari i FFK-së Agim Ademi. n

Ndërkaq kryetari Gjini pasi falënderoi ministrin Gashi dhe kryetarin Ademi për prezencën e tyre dhe për bashkëfinancimin e këtij projekti, uroi te gjithë të rinjtë dhe sportistët për realizimin Fushës Sintetike.

Kryetari Gjini po ashtu sqaroi se inaugurimi Fushës dhe themelimi i Akademisë u bënë në kuadër të aktiviteteve me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Gjakovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.