19 Mars 2024

Për herë të parë në Kosovë mbahet Java Evropiane e Sportit

Prishtinë, 23 shtator - Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Java Evropiane e Sportit, i cili është një organizim sportiv që mbahet në javën e fundit të muajit shtator, nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe i cili mbështetet edhe nga Komisioni Evropian.

Viti 2018 është hera e parë që Kosova organizon një ngjarje të këtillë sportive.

 Nga 23 deri 30 shtator organiztat e ndryshme sportive, si: Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, Federata e Çiklizmit, Atletikës, Sportit Shkollor, Sporteve Universitare do të organizojnë aktivitete të ndryshme anekënd Kosovës, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ndër temat që do të diskutohen do te jetë edhe sfidat e trajnereve gra në sport, gratë në BE të klubeve, federatave dhe KOK-u, promovimi i grave dhe vajzave në mediat tradicionale dhe rrjete sociale, fuqizimi i vajzave dhe grave nëpërmjet sportit dhe ndërtimi i karrierës në fusha tjera (politike, shkencë, art, ndërmarrësi);

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)