01 Maj 2024

Paulinho transferohet te Barcelona për 40 milionë euro

Barcelonë, 14 gusht - Mesfushori brazilian, Paulinho, do të nënshkruajë për 4 vjet me FC Barcelonën për 40 milionë euro, lojtari i parë i blerë nga klubi katalan pas largimit të Neymar te PSG-ja për një shumë rekord prej 222 milionë eurosh, beri të ditur klubi spanjoll të hënën.

“Paulinho do t’i nënshtrohet të enjten paradite vizitës mjekësore. Nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi zyrtar si lojtar i ri i FC Barcelonës do të bëhen në të njëjtën ditë”, theksoi klubi.

Paulinho, 29 vjeç, ka luajtur në Kinë me Guangzhou Evergrande që nga viti 2015, pasi u transferua nga Tottenham për 14 milionë euro.

Barcelona ka fiksuar shumën e 120 milionë eurove si klauzolë e lirimit të lojtarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)