26 Prill 2024

Paraqitje e mirë e gjimnasteve kosovar në Itali

Prishtinë, 5 qershor - Katër gjimnastet Bora Hoti, Amela Gërbeshi, Vilëza Zeqiri dhe Valëza Rama, të udhëhequra nga trajneri Shkumbin Maqastena dhe trajnerja me përvojë ndërkombëtare Abeliana Bregu, janë kthyer të hënën në mbrëmje në Kosovë.

Këto gjimnaste kanë marr pjesë në “Gold Artistic Gymnastics Championship 2018” zhvilluar në Civitavecchia (RM) Itali, kurse paraqitja e tyre ka qenë pozitive për faktin se ishte hera e parë që merrnin pjesë në një aktivitet ndërkombëtar.

“Pjesëmarrja ishte një sukses për klubin tonë, pasi ishte aktiviteti i pare jashtë vendit, edhe pse klub ynë i ka vetëm 1 vit e 6 muaj ushtrime. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive të shumta që kemi pasur për të shkuar në këtë aktivitet, ne arritëm të jemi pjesë e tij, duke u përballur me emocione të reja dhe me një infrastrukture olimpike, gjë e cila i mungon vendit tonë”, thuhet në njoftimin e KGJ “Elita”.

Sipas njoftimit paraqitja e vashave në përgjithësi ishte e mirë, por emocionet, përshtatja me veglat gjimnastikore, mënyra e zhvillimit të aktivitetit, pati një ndikim te sportistet, duke bërë që ato të mos e japin maksimumin e tyre.

“Gjimnastja që ishte më afër zonës së medaljes ishte Vilëza Zeqiri, e cila u rendit e katërta në kapërcime, pa harruar edhe Valezën, Borën, Amelën të cilat nderuan ngjyrat e flamurit të Kosovës, por njëkohësisht ato janë tepër premtuese për të ardhmen e sportit të gjimnastikës”, thuhet në njoftimin e klubit “Elita nga Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)