15 Prill 2021

Ofertë prej 50 milionë funtesh për Fabregasin

Torino, 25 mars - Interi ka vendosur që definitivisht të transferojë Cesc Fabregasin e Arsenalit duke bërë një ofertë prej 50 milionë funtesh në drejtim të Topçinjve.

Spanjolli po kërkohet qe një kohë të gjatë nga Barcelona dhe Real Madridi, por ‘I veçanti’ Mourinho ka vendosur të bëjë një ofertë të mirë prej 30 milionë funtesh plus sulmuesin që vlerësohet 20 milion funte, Mario Balotelli, që mendohet se do të bindë Arsene Wengerin të heqë dorë nga lojtari më i mirë i tij.

Fabregas shpeshherë gjatë këtij sezoni u tregua besnik ndaj Arsenalit, por viti i pestë pa trofe mund të ndikojë që ai të kërkojë klub të ri. Fabregas ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013.

Raportet nga Italia të martën thoshin se Interi është aq i sigurt për transferimin e Fabregas, saqë e ka vënë atë në listën e sigurimeve shëndetësore si të gjithë lojtarët tjerë.
Arsene Wenger e adhuron Mario Balotellin, prandaj mësohet të ketë dërguar agjentët e tij për ta vrojtuar sulmuesin italian. Balotelli do të mirëpriste një lëvizje të tillë pas zënkave të fundit me Jose Mourinhon.

Arsenali është gjithashtu shumë pranë transferimit të Marouane Chamakh që do të mund të parandalonte një shkëmbim Balotelli-Fabregas. Manchester City dhe Chelsea janë treguar gjithashtu të interesuar për SuperMarion.

Arsenali ka mohuar të komentojë për spekulimet e fundit
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)