18 Nëntor 2018

Në Prishtinë do të ndërtohen dy fusha sintetike të futbollit

Prishtinë, 5 shkurt - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se këtë vit, në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), do të ndërtohen dy fusha sintetike të futbollit, me përmasa 105 x 68 metra, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

Drejtori i Pronës, Dren Kukaj, bashkë me përfaqësues të FFK-së, kanë dalë në terren për t'i parë nga afër pronat komunale ku potencialisht mund të ndërtohen këto fusha, ashtu që të ndahen parcelat sa më të përshtatshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2018

- Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor bëhët ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. Teatri Kombëtar, ora 18:00)