26 Prill 2024

Në oborrin e Universitetit të Prishtinës do të themelohet Këndi Olimpik

Prishtinë, 23 qershor - Sot do te mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

 Nënshkrimi i memorandumit do të bëhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe z. Besim Hasani, kryetar i KOK-ut.

Me anë të këtij memorandumi, UP-ja dhe KOK-u bashkëpunojnë në përmirësimin e hapësirës gjelbëruese të UP-së, respektivisht UP-ja  do të lejojë që në një pjesë të oborrit të Universitetit të Prishtinës të themelohet Këndi Olimpik, ku KOK-u do të mbjellë drurë dhe lule sipas planit të hartuar nga komisioni i UP-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)