09 Mars 2021

Në Komoran nis stadiumi sintetik, investim i MKRS-së mbi gjysmë milioni euro

Prishtinë, 21 tetor - Komunës së Drenasit i shtohet edhe një terren sportiv sintetik. Për këtë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, zëvendësi Halil Matoshi dhe Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kanë vënë gurthemelin e stadiumit sintetik në Komoran, projekt kapital që tejkalon shumën prej gjysmë milioni euro dhe që pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Në kuadër të vizitës së punës në Drenas, Ministrja Dumoshi ka treguar se bashkë me Kryetarin Lladrovci, kanë bërë homazhe tek shtatorja e Fehmi e Xhevë Lladrovci, për të vazhduar tek Stadiumi “Rexhep Rexhepi” i cili është financuar nga MKRS-ja.

Gjithashtu, ministrja tha se kanë biseduar për projektet që janë në realizim dhe ato që kanë qenë në plan të realizohen në të ardhmen, por për shkak të shkurtimeve buxhetore si pasojë e pandemisë, projektet që do të realizohen janë vetëm ato që kanë vazhdimësi, ndërsa projektet e reja, do të shtyhen për një kohë, ka paralajmëruar ministrja.

“Në Drenas e kudo në Kosovë, ka përmirësim të dukshëm të infrastrukturës sportive e kulturore dhe kjo na gëzon si ministri, meqenëse ky është synimi i të gjitha investimeve”, ka thënë ministrja.

Kurse nga ana e tij, kryetari Lladrovci, ka falënderuar ministren dhe MKRS-në për përkushtimin dhe përkrahjen për projektet që janë në dobi të qytetarëve të Komunës së Drenasit. Ai tha se MKRS-ja dhe Komuna kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)